Dhuna ndaj gazetarëve në protestë/ AMA: Të garantohet siguria e medias në terren

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive ka reaguar pas raportimeve për lëndimin e gazetarëve dhe vështirësitë e ekipeve mediatike gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Ajo bëri të ditur se pas interesimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, është informuar se gazetarët e lënduar nuk ndodhen më në ambientet spitalore.
Kryetarja e AMA-s u ka uruar shërim të shpejtë dhe ka shprehur solidaritetin me të gjithë gazetarët që raportuan nga terreni. Në reagimin e saj, ajo theksoi rëndësinë e krijimit të kushteve të sigurta për gazetarët, gazetaret dhe operatorët, si dhe garantimin e ushtrimit të lirë të detyrës së tyre, veçanërisht gjatë situatave të tensionuara.
Reagimi
Me shqetësim kam ndjekur raportimet për lëndimin e gazetareve dhe gazetarëve dhe vështirësitë me të cilat janë përballur ekipet e medias gjatë raportimit nga protesta e sotme në Tiranë. Pas interesimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, u informova se kolegët e lënduar nuk ndodhen më në ambiente spitalore. U uroj shërim të shpejtë dhe shpreh solidaritetin tim me të gjithë kolegët që po raportojnë nga terreni.
Në cilësinë e Kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive, dëshiroj të nënvizoj rëndësinë e krijimit të kushteve të sigurta për gazetaret, gazetarët dhe operatorët, si dhe të garantimit të ushtrimit të lirë të detyrës së tyre, veçanërisht në situata tensioni.
?U bëj thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes dhe përmbajtje ndaj ekipeve të medias, ndërsa inkurajoj Policinë e Shtetit t’i kushtojë vëmendje të veçantë sigurisë së tyre gjatë raportimit.
Gazetaret dhe gazetarët në terren kryejnë një shërbim të rëndësishëm në interes të publikut. Puna e tyre meriton respekt, mbështetje dhe mbrojtje.
Lexo edhe
AKTUALITET
Protestuesit: 'O Hajdar, o hajdut'/ Prefekti i Tiranës largohet me shpejtësi nga rruga

U dhunua nga policia, reagon gazetari Akulli

Këshilltari socialist sulmon protestuesit: Fundërrina që kërkojnë destabilitetin e vendit

Një tjetër gazetar i dhunuar/ Reagon Asosacioni i gazetarëve: AGSH dënon me forcë këtë incident të rëndë

Dhunohet në krye të detyrës gazetari Izmir Akulli, përfundon në QSUT





