Një tjetër gazetar i dhunuar/ Reagon Asosacioni i gazetarëve: AGSH dënon me forcë këtë incident të rëndë

Gjatë protestës së sotme në Tiranë, kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli, është dhunuar nga disa efektivë të Policisë së Shtetit pranë Bankës së Shqipërisë. Sipas denoncimit publik të drejtuesit të Dosja.al, Enton Abilekaj, gazetari po filmonte me telefon dhunën e ushtruar ndaj një studenti në momentin kur u përball me efektivët. Pas incidentit, Akulli është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) për të marrë ndihmë mjekësore.
Në lidhje me rastin ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), i cili ka dënuar me forcë incidentin dhe ka shprehur shqetësimin për përsëritjen e rasteve të raportuara të dhunës ndaj gazetarëve gjatë protestës. AGSH e cilëson këtë si një cenim serioz të lirisë së shtypit dhe të së drejtës së publikut për tu informuar. Njëkohësisht, AGSH u ka kërkuar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë të identifikojnë efektivët e përfshirë, të kryejnë një hetim të plotë dhe të vendosin përgjegjësitë ligjore për ngjarjen.
REAGIMI I PLOTË:
PËRDITËSIM. Një tjetër gazetar dhunohet nga Policia e Shtetit gjatë protestës në Tiranë
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin e thellë për një tjetër rast të raportuar dhune policore ndaj punonjësve të medias gjatë protestës së sotme në Tiranë. Sipas denoncimit publik të drejtuesit të Dosja.al Enton Abilekaj, kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli, është dhunuar nga disa efektivë të Policisë së Shtetit pranë Bankës së Shqipërisë, ndërsa po dokumentonte me telefon dhunën e ushtruar ndaj një studenti. Akulli është dërguar në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore.
AGSH dënon me forcë këtë incident të rëndë, i cili i shtohet rasteve të tjera të raportuara gjatë protestës së sotme, dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse. Dhuna ndaj gazetarëve, veçanërisht kur ata identifikohen qartësisht si punonjës të medias, përbën një cenim serioz të lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për t'u informuar. AGSH kërkon nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria identifikimin e efektivëve të përfshirë, hetimin e plotë të ngjarjes dhe vendosjen e përgjegjësive ligjore. Përsëritja e incidenteve të tilla kërkon masa urgjente dhe konkrete për t'i dhënë fund dhunës dhe pengimit të gazetarëve nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dhunohet në krye të detyrës gazetari Izmir Akulli, përfundon në QSUT

Tensionet në protestë/ 13 të lënduar paraqiten në spital, mes tyre dy gazetare

Vijon qëndresa e studentëve pranë Ministrisë së Arsimit, shoqërohen nga policia edhe dy të rinj të tjerë

Protesta në Tiranë, protestuesi goditet me grushte e shkelma nga policët

Dhuna në protestë/ Jepet urdhri për lirimin e studentëve dhe ndalimin e gazit lotsjellës. Nën hetim edhe policët?

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Studentët thirrje qytetarëve: Na sillni ujë dhe maska pasi nuk lëvizim dot!

I dehur në timon u fut me makinë brenda lokalit në Selanik, lirohet shqiptari

Skandal/ Gazi lotsjellës nuk kursen as fëmijët, vogëlushi shpërthen në lot





